10 shkaqet e krijimit të afteve

Gengigel Redaksia

Plagët e vogla sipërfaqësore në zgavrën tuaj të gojës quhen afte. Ato nuk janë ngjitëse dhe përgjithësisht nuk janë të rrezikshme dhe karakterizohen nga dhimbje dhe parehati gjatë të folurit dhe konsumimit të ushqimit. Aftet profesionalisht quhen stomatit aftoz dhe njihen lehtësisht nga ngjyra e tyre gri-verdhë me një kufi të kuq.
Mund t'i ndajmë sipas madhësisë së tyre:
- Aftat e vogla (aphthae minor), me përmasa 1 deri në 10 mm,që janë lloji më i shpeshtë i aftës dhe zakonisht zhduken pas një deri në dy javë.
- Aftat e mëdha (aphthae major) janë më të mëdha se 1 centimetër dhe kërkojnë të paktën një muaj për t'u shëruar plotësisht. Ato shfaqen më rrallë se aftet e vogla dhe mund të lënë shenja.
Shenjat e para të afteve
Para se të vëreni shfaqjen e afteve, një ose dy ditë më herët, do të ju paraqiten simptomat a para. Dhimbje të forta, kruarje dhe ndjesi e lehtë shpimi gjilpërash në të njëjtin vend mund të tregojnë që sëmundja do të zhvillohet. Më vonë mund të shfaqet edhe njolla e kuqe ose trashja, e cila më pas kthehet në afte.
Edhe pse aftet janë jashtëzakonisht të pakëndshme, ato nuk janë ngjitëse. Në shumicën e rasteve, dhimbja zgjat deri në 14 ditë dhe më pas plagët zhduken vetë. Rrallëherë njerëzit zhvillojnë simptoma sistemike siç janë temperature e lartë dhe ndjesia jo e mirë.
Aftet janë plagë sipërfaqësore që formohen në mukozën e gojës. Më së shpeshti paraqiten:
- në pjesën e brendshme të buzëve
- në mukozën e faqeve
- në pjesën anësore të gjuhës
- në fund të gojës
- në qiellëz.
Edhe pse aftet mund të shfaqen në shumë vende, ato sigurisht që do t'ju shqetësojnë më shumë në lëkurë ose në pjesën e jashtme të buzëve.

Shkaqet e krijimit të afteve
Shkaktari i saktë i krijimit të afteve është ende i panjohur. Ato mund të shfaqen tek të gjithë njerëzit, pavarësisht nga mosha dhe gjinia, por më shpesh tek adoleshentët dhe gratë. Zakonisht shfaqet vetëm një afte, rrallë ndodh të shfaqet më shumë se një herë. Ato nuk janë ngjitëse, kështu që nuk duhet të shqetësoheni nëse do ti ngjitet dikujt afër jush.
Shfaqja e afteve te njerëzit nuk është bakteriale ose virale, por ndikohet nga disa faktorë:
- Gjenet
Për krijimin e afteve ekziston një faktor trashëgues. Pra, nëse prindërit kanë afte, ka një probabilitet të lartë (pothuajse 90%) që edhe fëmijët t'i kenë ato. - Mungesa e vitaminave dhe mineraleve
Mungesa e hekurit, vitaminës B, acidit folik ose zinkut mund të çojë në krijimin e afteve. - Koha para menstruacioneve
Gratë në përgjithësi janë më të prirura ndaj afteve dhe ky probabilitet rritet edhe më shumë në kohën para menstruacioneve. Ndryshimet hormonale dhe stresi emocional nxisin zhvillimin e kësaj sëmundjeje të pakëndshme. - Sistemi imunitar i dobësuar
Aftet ndodhin më shpesh te njerëzit e sëmurë ose të rraskapitur dhe veçanërisht te njerëzit që zhvillojnë një infeksion bakterial ose viral. Në to zvogëlohet rezistenca imune e organizmit, gjë që rrit mundësinë e krijimit të afteve. - Alergjitë
Alergjitë ndaj ushqimeve të caktuara mund të nxisin krijimin e afteve. Më të shpeshtat janë alergjitë ndaj frutave arrore, agrumeve, kafesë, produkteve të qumështit, çokollatës dhe perimeve të caktuara. Alergjenët shkaktojnë një reaksion imunitar dhe trupi fillon të shkatërrojë mukozën e tij.
Alergjia në agjentit shkumuës natrium lauril sulfati, i cili gjendet në pastat e dhëmbëve, mund të jetë gjithashtu i dëmshëm. Shkakton dëmtim të mukozës, gjë që çon në formimin e afteve. - Barnat
Përdorimi i disa barnave mund të përshpejtojë shfaqjen e afteve, për shembull ibuprofeni, beta bllokatorët dhe të tjerë. - Lëndimi i mukozës
Lëndimet e vogla të mukozës mund të nxisin krijimin e afteve. Përveç alergeneve, ju mund të dëmtoni vetë mukozën gjatë larjes së dhëmbëve, duke kafshuar aksidentalisht pjesën e brendshme të faqeve ose buzëve, gjatë përtypjes së ushqimit të fortë ose të nxehtë, dhe gjithashtu mund të dëmtojë edhe dhëmbi që është diuke dalë ose një protezë e ngjitur keq. - Sëmundjet e zorrëve
Disa sëmundje të zorrëve si celiakia apo sëmundja e Crohn-it, por edhe sëmundjet e aparatit tretës mund të ndikojnë në krijimin e afteve. - Pirja e duhanit
Duhanpirësive u trashet pak mukoza e gojës. Kur ata ndalojnë duhanpirjen, mukoza sërish hollohet dhe mund të shkaktojë afte. - Stresi
Njerëzit të cilët janë nën shumë stres kanë më shumë mundësi për të zhvilluar aftet. Stresi kontribuon në reduktimin e përgjigjes imune të trupit dhe për këtë arsye trupi është më i prirur ndaj sëmundjes.
Ka shumë arsye për zhvillimin dhe shfaqjen e afteve, megjithëse origjina e tyre e vërtetë ende nuk është hetuar. Faktorët e rrezikut janë të ndryshëm për çdo individ, por mënyrat për t'i parandaluar ato janë gjithmonë të njëjta. Është e rëndësishme të forconi sistemin tuaj imunitar, të shmangni ushqimet e forta dhe të tharta dhe të kujdeseni për higjenën e mirë orale.