95% e fëmijëve kanë vështirësi gjatë daljes së dhëmbëve të parë

 Sara Kramberger, MSC Kimi

Sara Kramberger, MSC Kimi

Sondazhi i fundit në internet konfirmoi se dalja e dhëmbëve shoqërohet me një sërë shqetësime

A jeni pa gjumë sepse fëmijës tuaj po i dalin dhëmbët? Mendoni se vetëm ju përballeni me këto probleme? Nuk jeni i vetmi; një sondazh i fundit në internet konfirmoi se dalja e dhëmbëve shoqërohet me një sërë shqetësimesh. Në hulumtim morën pjesë 1163 prindër nga Kroacia dhe 269 prindër nga Austria

Vështirësitë më të shpeshta

Në shumicën e rasteve, dhëmbi i parë del në sipërfaqe në moshën gjashtë muajshe. Megjithatë, problemet nisin rreth një muaj më parë. Fëmijët e vegjël nuk mund të kuptojnë pse kanë dhimbje dhe ende nuk kanë mekanizma të zhvilluar për të luftuar kundër dhimbjes. Prindërit kanë deklaruar në anketë se kafshimi dhe shtyrja e objekteve të ndryshme në gojë janë më të shpeshtat (82%), si dhe tajimet e theksuara (79%).

Çdo foshnje është unike dhe secila reagon ndryshe ndaj dhimbjes gjatë daljes së dhëmbëve, por prindërit bien dakord për problemet më të shpeshta si dhe për ato që i shqetësojnë më shumë. Shqetësimet gjatë daljes së dhëmbëve janë më të theksuara gjatë natës dhe shoqërohen me gjumë më të dobët të natës, pra zgjim të gjithë familjes (35%).

A jeni pyetur ndonjëherë pse pikërisht gjatë natës?

Fëmija qetësohet gjatë natës, nuk e shpërqëndroni dhe rrjedhimisht dhimbja del në pah. Si pasoja e kësaj vjen deri te parehatia. Në anën tjetër, disa burime pohojnë se kortizoli i tepërt lirohet gjatë natës, i cili shkakton inflamacion. Inflamacioni shkakton dhimbje dhe rezultati është i qartë - shqetësim dhe zgjim i shpeshtë.

Ku kërkojnë më së shpeshti prindërit këshilla për të lehtësuar problemet e tyre?

Për shumë prindër, kjo është një nga periudhat më të vështira në zhvillimin e fëmijës së tyre. Këtë e vërteton edhe fakti se 95% e prindërve vendosin të lehtësojnë problemet me daljen e dhëmbëve të parë. Ata zakonisht u drejtohen për ndihmë farmacistëve, pediatërve ose miqve. Farmacistët dhe pediatrat ndihmojnë prindërit me informacione profesionale dhe miqtë ndajnë këshilla bazuar në përvojën e tyre.

Si i lehtësojnë prindërit problemet gjatë daljes së dhëmbëve?

Më shumë se 50% e prindërve përdorin gel apo pomada të ndryshme që blejnë në barnatore për të lehtësuar problemet e tyre. Në krye të listës janë gelat e bazuar në anestetikë lokale. Anestetiku “paralizon” mukozën dhe kështu lehtëson dhimbjen. Në rend të dytë janë gelat me bazë të acidit hialuronik. Gjatë daljes së dhëmbëve në zgavrën e gojës, nuk ka mjaftueshëm acid hialuronik natyral i cili është përgjegjës për rigjenerimin e përshpejtuar dhe shërimin e indeve paradontale. Acidi hialuronik është i sigurt, mund të përdoret disa herë në ditë, për disa muaj. Në vend të tretë renditen mjetet për kruarje dhe kafshim, përkatësisht forcuesit e mishrave të dhëmbëve që kanë efekt edhe më të mirë nëse i ruani në frigorifer.

Natyrale dhe efektive

Rezultatet e anketës në internet treguan se prindërit më së shpeshti blejnë gel me anestetik lokal. Anestetiku lokal paralizon përkohësisht mukozën dhe në këtë mënyrë lehtëson dhimbjen, por nuk kontribuon në reduktimin e edemës dhe rigjenerimin e mishrave të dhëmbëve. Studimet e fundit klinike kanë treguar se acidi hialuronik mund të jetë shumë më efektiv në lehtësimin e dhimbjes sesa një anestetik lokal.

Gengigel First Teeth Gel

është pajisje mjekësore me bazë acidin hialuronik e zhvilluar posaçërisht për fëmijët. Lehtëson dhimbjen dhe ënjtjen e mishrave të dhëmbëve dhe përshpejton shërimin e mishrave të dhëmbëve gjatë daljes së dhëmbëve. Gengigel First Teeth është një produkt plotësisht i sigurt sepse nuk është i dëmshëm kur gëlltitet dhe nuk përmban sheqer, aromë artificiale dhe parabenë. Kur aplikoni, mos harroni të masazhoni butësisht mishrat e dhëmbëve të foshnjës.

Periudha e daljes së dhëmbëve të parë është një periudhë kërkuese që nuk zgjat përgjithmonë. Përballojeni me shumë optimizëm. Megjithatë, pavarësisht produkteve, duhet të theksojmë dashurinë dhe përkëdheljen prindërore. E dini edhe vet, përkëdhelja nuk mjafton kurrë!

Izdelki Gengigel

Produktet Gengigel gjenden në barnatore.

Gengigel
close