Gjakderdhja e mishrave të dhëmbëve - çfarë të bëni?

 Assist. Prof. Peter Solar, PhD

Assist. Prof. Peter Solar, PhD

Paradontoaptia nuk dhemb dhe ndonjëherë mund të manifestohet vetëm me gjakderdhje të mishrave të dhëmbëve, ënjtje të mishrave të dhëmbëve dhe erë të keqe të gojës, por gjithsesi nënkupton një rrezik të madh për gojën dhe shëndetin.

Fatkeqësisht, goja nuk mund të shërohet vetë, ndaj ju nevojitet ndihma jonë për shkak të problemeve të shumta. Kjo veçanërisht lidhur me parodontopatinë, një infeksion i rrezikshëm i indeve paradontale.

Parodontopatia nuk dhemb dhe ndonjëherë mund të manifestohet vetëm me gjakderdhje të mishrave të dhëmbëve, ënjtje të mishrave të dhëmbëve dhe erë të keqe të gojës, por gjithsesi nënkupton një rrezik të madh për gojën dhe shëndetin. Ndryshe nga infeksioni sipërfaqësor i mishrave të dhëmbëve (gingivitit), paradontiti është një përkeqësim progresiv dhe i pakthyeshëm i indit të nofullës dhe kockave të shkaktuara nga bakteret jashtëzakonisht agresive. Edhe humbja e dhëmbëve është e mundur pa trajtim.

Megjithatë, fakti mbetet - infeksionet e mishrave të dhëmbëve shpesh neglizhohen. Një nga simptomat më karakteristike, era e keqe e gojës, nuk vihet re nga vetë pacientët dhe të dashurit dhe miqtë e tyre pothuajse gjithmonë e konsiderojnë këtë temë tabu.

Për shkak se simptomat tipike të paradontitit, të tilla si gjakderdhja e mishrave të dhëmbëve dhe xhepat periodontalë të inflamuar, zakonisht shfaqen në valë, shumica e pacientëve ndërkohë kanë një ndjenjë të rrejshme sigurie.

Por, për fat të keq, nuk është kështu: sa më gjatë të jetë prezent paradontiti, aq më agresiv bëhet dhe më shumë përhapet, e rrjedhimisht edhe dëmet që shkakton ai.

Kush do të sëmuret nga parodontopatia?

Inflmamimi i mishrave të dhëmbëve është i pranishëm në rreth 80% të njerëzve të të gjitha moshave. Xhepat paradontal dhe rrjedhimisht parodontopatia, janë të pranishëm në 45-65% të të rriturve.

Tek fëmijët dhe adoleshentët, shkaku kryesor i trajtimit të dhëmbëve është kariesi, kurse tek 40-vjeçarët është parodontopatia në pothuajse në 80% të rasteve shkaku i humbjes së dhëmbëve në dukje të shëndetshëm, gjë që e bën atë shkaktarin kryesor të procedurave të shtrenjta dhe të gjata të zëvendësimit të dhëmbëve.

Shkaktarët kryesore të humbjes së dhëmbëve:

Si krijohet parodontopatia

Ekzistojnë rreth 50 miliardë baktere në zgavrën e gojës. Përafërsisht gjysma e 300 llojeve të ndryshme të pranishme mund të shkatërrojnë dhëmbët tanë.

Ato ndjehen mirë veçanërisht në pllakat e dhëmbëve, në sipërfaqen e dhëmbëve dhe në skajet e mishrave të dhëmbëve (pllakë), të cilat përbëhen nga mbetjet ushqimore, pështyma dhe qelizat e mukozës.

Shkaktarët kryesor të shfaqjes së pllakës bakteriale dentare janë kujdesi i pamjaftueshëm ose jo i duhur dentar dhe vizitat shumë të pakta te dentisti për të siguruar higjienën e rregullt dentare.

Sistemi imunitar i dobësuar dhe stresi oksidativ mund të ndikojnë në shëndetin e dhëmbëve dhe mishrave të dhëmbëve. Poashtu mund të shfaqet edhe për shkak të pirjes së duhanit, stresit, ushqimit jo të duhur dhe mungesës së ushtrimeve.

Formimi dhe zhvillimi i parodontopatisë

Nëse nuk i largoni rregullisht pllakat dentare, bakteret në të krijojnë substanca të dëmshme për mishrat e dhëmbëve. Enzimat bakteriale, toksinat dhe antigjenet sulmojnë mishrat e dhëmbëve dhe në këtë mënyrë aktivizojnë proceset inflamatore. Fillimisht shfaqen ënjtje, skuqje dhe gjakderdhje e mishrave të dhëmbëve. Ndryshimet të cilave duhet t'i kushtoni vëmendje: është mirë që të konsultoheni me stomatologun për vlerësim të gjendjes dhe trajtim.

Nëse përsëri nuk I largoni rregullisht dhe tërësisht pllakat e dhëmbëve, bakteret që shkaktojnë inflamacionin depërtojnë në shtresat më të thella të indit të dhëmbit dhe shkaktojnë sëmundje të kupave të dhëmbëve (alveolave). Në kupat e dhëmbëve, bakteret agresive vazhdojnë të shumohen, duke shkatërruar indin lidhor dhe kockën e nofullës. Kjo është arsyeja pse mishrat e dhëmbëve tërhiqen gjithnjë e më shumë. Dhëmbët kanë më pak mbështetje, fillojnë të lëkunden dhe përfundimisht mund të bien.

Rrjedha e paradontopatisë:

Çfarë mund të shkaktojë në organizëm paradontopatia e patrajtuar?

Karakteristika më e rrezikshme e paradontopatisë: kjo është një sëmundje e fshehur që nuk dhemb dhe mezi vërehet. Për shkak se nuk ndalet vetvetiu, pa mjekim ose me trajtim të pamjaftueshëm, përhapet në të gjithë trupin, e bashkë me të edhe efektet negative.

Gjegjësisht, midis mishrave të dhëmbëve dhe rrënjës së dhëmbit krijohet një plagë, e cila nuk vërehet nga jashtë, por nëse përhapet në të gjithë nofullën, mund të bëhet sa pëllëmba e dorës së një burri - nëse i mbledhim të gjithë xhepat paradontal dhe tërheqjen e mishrave të dhëmbëve. Kjo plagë për bakteret është njejtë sikur të kanë derën e hapur drejt zemrës.

Prandaj, procesi i sëmundjes jo vetëm që ndikon në shëndetin oral, shkakton humbjen e dhëmbëve dhe kështu zëvendësimin e shtrenjtë të dhëmbëve, por mund të shkaktojë edhe reaksione inflamatore në të gjithë trupin. Vetë reaksionet inflamatore rrisin ndjeshmërinë ndaj disa sëmundjeve të rënda ose përkeqësojnë rrjedhën e tyre.

Kujdes me zemrën

Sipas studimeve të shumta, paradontiti i patrajtuar rrit rrezikun e sëmundjeve koronare të zemrës për gati dy herë dhe rrezikun e goditjes në tru deri në tre herë. Është dëshmuar gjithashtu një lidhje midis paradontopatisë dhe osteoporozës. Rreziku I kanoset poashtu edhe fëmiut të palindur: gratë shtatzëna me paradontopati kanë deri në tetë herë (!) rrezik më të lartë të lindjes së parakohshme.

Çfarë do të thotë suksesi: Dhëmbë të shëndetshëm, të fortë, të bardhë, kafshim i fortë dhe sëmundje nën kontrol

Për këtë arsye nevojitet: trajtim profesional, monitorim, ekzaminim, trajtim i synuar (terapi kauzale) dhe vizita të rregullta.

Por edhe një pacient aktiv, që nënkupton: kujdes të plotë dentar në shtëpi, higjienë orale të rregullt, vëmendje ndaj simptomave, ushqim të shëndetshëm dhe ushtrime të mjaftueshme.

Nëse pacienti është pasiv dhe nuk i nënshtrohet trajtimit, rrit rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare, sëmundjet e sistemit të frymëmarrjes, lindjes së parakohshme, diabetit dhe osteoporozës.

Izdelki Gengigel

Produktet Gengigel gjenden në barnatore.

Gengigel
close