Gjithçka që keni dashur dhe nuk keni dashur të dini për kariesin

 Gengigel Redaksia

Gengigel Redaksia

Në vazhdim po i paraqesim disa fakte më pak të njohura rreth prishjes së dhëmbëve (kariesit) që ndoshta do të dëshironit ti dinit.

A e keni ditur që kariesi është një nga sëmundjet më të zakonshme në botë? Për sa i përket shpeshtësisë, mund të krahasohet edhe me një grip. Në Kosovë, kariesi mesatarisht haset ose është hasur në një moment deri në 92% të popullsisë. Meqenëse bëhet fjalë për një sëmundje kaq të zakonshme, shumica nuk e konsiderojnë atë si diçka serioze, por kariesi është në të vërtetë jashtëzakonisht agresiv. Nëse nuk trajtohet, kariesi mund të shkatërrojë plotësisht dhëmbët dhe në raste ekstreme mund të shkaktojë edhe vdekje të tërthortë, prandaj duhet marrë shumë seriozisht.

Në vazhdim po ju paraqesim disa fakte më pak të njohura rreth kariesit që ndoshta do të dëshironit ti dinit.

Kariesi është ngjitës!

Ky informacion do të befasojë shumë njerëz: kariesi është një sëmundje infektive e shkaktuar nga bakteret, që do të thotë se është ngjitëse. Zhvillimi i kariesit ndikohet nga tre faktorë:

  • prirja për karies,
  • ushqimi i pasur me sheqerna dhe sheqerna të përpunuara,
  • bakteret që shkaktojnë karies (janë të njohura më shumë se 300 lloje).

Asnjë fëmijë nuk lind me një bakter që shkakton prishjen e dhëmbëve - ai gjithmonë infektohet me pështymën e një personi tjetër, dmth. nëna, babai, kujdestari apo ndonjë person tjetër. Mjafton t'i ofroni fëmijës ushqim me lugë ose të lëpini biberonin dhe tashmë në trupin e tij po hyjnë baktere të dëmshme. Meqenëse ky infeksion është pothuajse i pamundur të parandalohet, është edhe më e rëndësishme t'i mësoni një fëmije një higjienë të mirë të zgavrës së gojës.

Kariesi nuk lidhet vetëm me higjenën e dobët dhe konsumimin e sheqerit

Shumica e njerëzve e dinë pse shfaqet kariesi dhe zakonisht gjëja e parë që ju vjen në mendje është higjiena e dobët e zgavrës së gojës dhe konsumimi i sheqerit. Megjithatë, një sërë shkaqesh të tjera gjithashtu kontribuojnë në krijimin e kariesit.

1. Pozita e dhëmbëve

A e dini se dhëmballët kanë më shumë gjasa të zhvillojnë karies sesa dhëmbët e tjerë? Domethënë, dhëmballët i ekspozohen ushqimit për më shumë kohë dhe sipërfaqja e tyre është e mbushur me gropëza, kështu që mbi to grumbullohet më shumë pllaka dentare. Përveç kësaj, pozicioni i tyre i bën ato më të vështira për t'u pastruar.

2. Disa ushqime dhe pije

Ushqimet që ngjiten shumë për dhëmbët shkaktojnë më shpesh karies sepse pështyma thjeshtë nuk mund ta lajë atë nga dhëmbët. Le të përmendim disa shembuj: qumështi, akullorja, mjalta, sheqeri, pijet e gazuara, frutat e thata, ëmbëlsirat, biskotat, karamelat e forta, thekonet, patatinat.

3. Konsumimi i shpeshtë i ushqimeve dhe pijeve të ëmbla

Gjatë ngrënies së gjatë ose pirjes së pijeve të ëmbla, ju u jepni baktereve në gojë më shumë mundësi për të krijuar acide të cilat sulmojnë dhëmbët tuaj.

4. Larja e pamjaftueshme dhe shumë e vonuar e dhëmbëve

Nëse nuk i pastroni dhëmbët pasi keni konsumuar ushqim/pije, në to do të fillojë të grumbullohen shtresat/pllakat, që është hapi i parë në rrugën drejt prishjes së dhëmbëve (kariesit).

5. Shumë pak fluor

Fluori është një material natyral që ndihmon në parandalimin e formimit të kariesit dhe në fazat e hershme mund të riparojë edhe dëmtimet.

6. Goja e thatë

Goja e thatë shkaktohet nga mungesa e pështymës, e cila parandalon kariesin duke shpëlarë mbeturinat e ushqimit dhe pllakat nga dhëmbët. Goja mund të jetë e thatë për një kohë të shkurtër, p.sh. për shkak të frymëmarrjes me gojë, duhanpirjes, mungesës së vitaminave, ose për një kohë të gjatë për shkak të diabetit, marrjes së disa medikamenteve, operacioneve dhe terapive të ndryshme.

7. Mbushjet dentare të konsumuara (blombat)

Asnjë mbushje (blombë) e dhëmbit nuk zgjat përgjithmonë sepse fillon të plasaritet pas disa vitesh. Mbushja e konsumuar fiton një sipërfaqe të ashpër, kështu që në atë vend fillon të grumbullohet pllaka, e cila është parakusht për zhvillimin e kariesit.

8. Krijimin e kariesit mund ta parandaloni

Higjiena e mirë dhe vizitat e rregullta te stomatologu janë armët kryesore në parandalimin e zhvillimit të kariesit. Kurse për parandalim shtesë, mund të bëni shumëçka tjetër:

  • shmangni ngrënien e ushqimit ndërmjet vakteve,
  • përdorni pastë dhëmbësh me fluor,
  • nëse nuk mund të lani dhëmbët pasi keni ngrënë, merrni çamçakëz me ksylitol,
  • përdorni produkte Gengigel që ndihmojnë në ruajtjen e shëndetit të mishrave të dhëmbëve.

9. Ruani shëndetin e mishrave të dhëmbëve me produkte nga linja Gengigel

Duke qenë se shëndeti i dhëmbëve tuaj është i lidhur edhe me shëndetin e mishrave të dhëmbëve, ne ju këshillojmë të përdorni Gengigel gel për të ruajtur shëndetin e mishrave të dhëmbëve dhe zgavrës së gojës. Ky gel i dobishëm ndihmon në ruajtjen e mishrave të dhëmbëve të shëndetshëm, lehtëson inflamacionin dhe ndihmon në rigjenerimin e indeve të dëmtuara. Përveç gelit, rekomandojmë edhe Gengigel sprej dhe Gengigel retësirën hidrogel për kujdes të plotë të mishrave të dhëmbëve. Spreji është ideal për mbajtjen e mishrave të dhëmbëve të shëndetshëm dhe zbutjen e inflamacionit në vendet e vështira për t'u arritur, kurse tretësira me hidrogel për gojën ju jep lehtësim për mishrat e inflamuar, të fryrë që gjakosin, si dhe për xhepat e thellë paradontal.

Izdelki Gengigel

Produktet Gengigel gjenden në barnatore.

Gengigel
close