Gurët e dhëmbëve shumë të fortë – mësoni si ti parandaloni

 Mirjam Škorjanc, BSc higjienë orale

Mirjam Škorjanc, BSc higjienë orale

Me larje të rregullt dhe vizita te stomatologu, gurët e dhëmbëve do të formohen më ngadalë.

Formimi i gurëve të dhëmbëve mund të kontrollohet. Si? Me larje të rregullt dhe vizita te stomatologu, gurët e dhëmbëve do të formohen më ngadalë.

Ekzistojnë persona që thjesht u krijohen shumë pak ose aspak gurët e dhëmbëve. Megjithatë, kjo nuk ka të bëjë me “gjenet e mira”, por është rezultat i pastrimit të rregullt dhe të plotë të dhëmbëve. Në krjimin e ulët të gurëve të dhëmbëve ndikon gjithashtu edhe mënyra e shëndetshme e të ushqyerit dhe vizitat e rregullta te stomatologu. Menaxhimi i stresit dhe lënia e duhanit kontribuojnë gjithashtu në ngadalësimin e formimit të gurëve të dhëmbëve.

Gurët e dhëmbëve janë kudo ku ka ujë, mund të thuash në terma laikë. Shumica e gurëve grumbullohen në kanalet ekskretuese të gjëndrave të pështymës. Shkaktari i krijimit të gurëve të dhëmbëve – përveç higjienës jo të duhur të zgavrës së gojës – është poashtu edhe përbërja e pështymës tek disa njerëz. Nëse pështyma përmban shumë kalcium dhe fosfat, guri i dhëmbëve do të formohet më shpejt. Në frekuencën e formimit të gurëve të dhëmbëve ndikon gjithashtu edhe pozita e dhëmbëve në nofulla dhe mbushjet ose kurorat joadekuate.

Gurët e dhëmbëve dallohen nga shtresat e forta të bardha në të verdhë në dhëmb mbi tehun e mishrave të dhëmbëve. Vrazhdësia ndihet kur i prekni me gjuhë me një sasi të madhe guri. Gurët e dhëmbëve nën mishrat e dhëmbëve nuk mund të shihen me sy të lirë. Për shkak të sipërfaqes së fshehur që lejon bakteret të shpërbëjnë indin, guri i dhëmbëve nën mishrat e dhëmbëve është ngjyrë kafe ose i zi. Mund të përcaktohet vetëm me sondim ose me rreze X.

Mos e largoni vet gurin e dhëmbëve

Nuk rekomandohet pastrimi i gurëve të dhëmbëve në shtëpi. Gurët e dhëmbëve janë një strukturë shumë e fortë që asnjë lëng nuk mund ta heqë. Heqja me objekte të mprehta në shtëpi nuk do të jetë e suksesshme dhe mund të dëmtojë smaltin dhe mishrat e dhëmbëve. Prandaj, ekziston një paralajmërim serioz që asesi të mos i  hiqni vetë. Gurët e dhëmbëve mund të pastrohet vetëm nga një higjenist oral ose stomatolog me pajisje speciale ultrasonike të dedikuar pikërisht për këtë.

Për largimin e gurëve të dhëmbëve përdoren instrumente me ultratingull me zgjatime të ndryshme me të cilat hiqet pllaka nga të gjitha sipërfaqet e dhëmbëve, nga hapësirat ndërdhëmbore dhe në sipërfaqet e qasshme të rrënjëve të dhëmbëve. Mos u brengosni! Nëse personi kryen rregullisht dhe saktë higjienën e zgavrës së gojës, metoda e heqjes së gurëve të dhëmbëve është e thjeshtë, pa dhimbje dhe mjafton vetëm një vizitë, dy herë në vit.

Faza e fundit e heqjes së gurëve të dhëmbëve është lustrimi i sipërfaqeve të dhëmbëve, në mënyrë që ato të jenë më pak të ndjeshme ndaj shtresave të reja. Kjo mund të arrihet me lustrim përfundimtar me shirita gome ose me një metodë më të re, që është pastrimi me rërë i dhëmbëve. Pastrimi me rërë është një metodë e pastrimit profesional e cila përdor rrymën e ujit nën presion të lartë dhe pluhurin për të hequr shpejt dhe me efikasitet shtresën e butë dentare (pllakën dentare) dhe çngjyrosjen e dhëmbëve nga sipërfaqja e dhëmbit.

Bëhet fjalë për njolla të verdha ose të errëta në dhëmbë që shfaqen si pasojë e pirjes së shpeshtë të duhanit, pirjes së kafesë, çajit dhe pijeve të tjera me ngjyrë të errët që lënë njolla në dhëmbë për një kohë të gjatë. Dhëmbët gjithashtu mund të ndryshojnë ngjyrën për shkak të baktereve kromogjene, të cilat janë njolla gri-të zeza përgjatë buzës së mishrave të dhëmbëve. Nëse këto baktere nuk hiqen në kohë, ato përhapen në pjesën tjetër të dhëmbëve ose në të gjithë dhëmbët.

Sipërfaqja e lëmuar në dhëmbë dhe larja e rregullt dhe e duhur e dhëmbëve në shtëpi parandalojnë ngjitjen e shpejtë të pllakës së re dentare dhe në këtë mënyrë formimin e gurëve.

Izdelki Gengigel

Produktet Gengigel gjenden në barnatore.

Gengigel
close