Mos e harroni higjienën orale edhe gjatë pushimeve

 Gengigel Redaksia

Gengigel Redaksia

Për shkak të prishjes së rutinës së përditshme gjatë pushimeve, zakonisht kujdesi për higjienën orale është më i keq, ndaj ne kemi përgatitur për ju disa këshilla se si të shmangni shqetësimet në zgavrën e gojës.

Tashmë ka filluar i nxehti i verës, e bashkë me të edhe koha e pushimeve vjetore dhe pushimeve shkollore. Për shkak të prishjes së rutinës së përditshme gjatë pushimeve, zakonisht kujdesi për higjienën orale është më i keq, ndaj ne kemi përgatitur për ju disa këshilla se si të shmangni shqetësimet në zgavrën e gojës.

Përpara se të shkoni në pushime, duhet të kujdeseni gjithmonë për shumë detyrime. Dhe besojmë se nuk i kushtoni rëndësi të veçantë higjienës orale, edhe pse duhet ta bëni këtë. Ndodh shpesh që gjatë pushimeve të harrojmë zakonet e përditshme dhe kjo mund të shkaktojë dhimbje të forta në dhëmbë apo mishrat e dhëmbëve.

Para se të shkoni në pushim vjetor

Me qenë se kujdesi për shëndetin e dhëmbëve dhe zgavrës së gojës është jashtëzakonisht i rëndësishëm për mirëqenien dhe cilësinë e jetës suaj, kujdesuni për to përpara se të shkoni në pushim. Rekomandohet një vizitë parandaluese te stomatologu, veçanërisht para udhëtimeve më të gjata.

Nëse nuk keni kohë për këtë, para se të largoheni, mendoni për zakonet tuaja të vendosura në lidhje me higjienën orale. Kjo do t'ju ndihmojë të kuptoni se cilat produkte duhet të merrni me vete, sa kohë ju nevojitet për të gjithë procedurën dhe cilat janë teknikat e sakta të higjienës orale.

Para se të shkoni, sigurohuni që të keni produkte të mjaftueshme gjatë gjithë kohës së pushimit. Ndodh shpesh që jemi mësuar me një markë të caktuar produkti që mund të mos jetë i disponueshëm në një destinacion turistik. Prandaj, vizitoni një dyqan ose barnatore dhe rezervoni, dhe mund të merrni një produkt shtesë si rezervë.

Higjiena e gojës gjatë pushimeve

Pushimet janë kohë e kënaqësisë, aktivitetit dhe relaksit, që njëherit nënkupton edhe një arratisje nga përditshmëria dhe rutina që keni në shtëpi. Gjatë pushimeve mund të bëni shumë për shëndetin e mishrave dhe dhëmbëve me një dietë të shëndetshme, por gjithsesi mos harroni të gjitha produktet që përdorni çdo ditë.

Që dhimbja e mishrave të dhëmbëve të mos ju prishë humorin gjatë pushimeve, ne kemi përgatitur disa këshilla për një higjienë orale efektive për ju dhe fëmijët tuaj.

Këshilla të përgjithshme

  • Lani dhëmbët të paktën dy herë në ditë.
  • Larja e dhëmbëve duhet të zgjasë të paktën dy minuta.
  • Mbajeni furçën në një kënd 45 gradë ndaj sipërfaqës sëe dhëmbit.
  • Bëni lëvizje të furçës nga mishrat e dhëmbëve drejt dhëmbëve.
  • Përdorni rregullisht penjë dhe tretësirë shpëlarëse të gojës.
  • Kujdesuni për higjienën e të gjitha produkteve që përdorni.

Bagazhi

Tani që keni menduar për zakonet tuaja të vendosura, e dini saktësisht se cilat produkte ju nevojiten. Ruani ato në një qese kozmetike të thatë dhe të pastër. Rekomandohet që ta keni gjithmonë në dorë dhe nëse udhëtoni me avion ruajeni në bagazhin e dorës. Dhe kini kujdes, paketimi individual në avion nuk duhet të kalojë 100 ml.

Kur përgatitni furçën e dhëmbëve, sigurohuni që mbrojtja plastike e udhëtimit për furçën e dhëmbëve të jetë plotësisht e thatë.

Pajisjet e detyrueshme të higjienës orale përfshijnë: furçën e dhëmbëve, pastën e dhëmbëve, gargarën, penjtë dhe produktin tuaj të preferuar Gengigel.

Uji

Lani duart tërësisht para se të kryeni higjienën orale. Kini kujdes nëse jeni në një vend ku uji i rubinetit nuk është i pijshëm. Në këtë rast, mos i lani dhëmbët me të, por përdorni ujë në shishe ose të zier.

Nëse nuk mund të lani dhëmbët, mund të përdorni një gargarë. Është mirë të blini një tretësirë me fluor që mbron dhëmbët nga efektet e acideve nga ushqimi dhe pijet. Ju rekomandojmë që të keni gjithmonë në dorë gargarë me Gengigel hidrogel me acid hialuronik, pasi ka një efekt parandalues dhe mund të përdoret disa herë në ditë.

Si mjet i fundit, të paktën mund t'i pastroni përkohësisht dhëmbët me çamçakëz pa sheqer. Por le të jetë me të vërtetë një përjashtim!

Izdelki Gengigel

Produktet Gengigel gjenden në barnatore.

Gengigel
close