Aftet
Çfarë janë aftet?
Aftet konsiderohen si një nga sëmundjet më të zakonshme të mukozës së gojës. Është gjendje inflamatore e karakterizuar nga plagët sipërfaqësore në mukozën e gojës, e quajtur shkenctarisht stomatiti aftoz.
Ulçerat (të rrumbullakëta ose ovale) janë zakonisht më të vogla se 1 centimetër, por mund të jenë edhe më të mëdha. Zakonisht shfaqen në brendësi të faqeve, në brendësi të buzëve, në gjuhë ose në qiellzë. Ato kanë ngjyrë karakteristike të bardhë-hiri ose të verdhë e cila është e rrethuar nga një kufi i kuq për shkak të inflamacionit. Ato mund të shoqërohen me një ndjesi djegieje, kruajtje ose dhimbje. Sipas hulumtimeve, aftet prekin 20 për qind të popullsisë së botës dhe nuk janë ngjitëse.


Si krijohen aftet?
Ekspertët nuk bien dakord për shkaqet e krijimit të afteve. Njihen vetëm disa faktorë rreziku, ndër të cilët më të rëndësishmit janë faktorët trashëgues, alergjitë ose ndjeshmëria (për shembull ndaj lauril sulfat natriumit i cili është i pranishëm në pastat e dhëmbëve dhe produktet e higjienës orale, por edhe ushqime të tilla si kanella, djathi, agrumet, fiqtë ose ananasi), stresi, periodat menstruale, sistemi imunitar i dobësuar, anemia, rraskapitja dhe mungesa e hekurit, acidit folik dhe vitaminës B.
Aftet mund të shkaktohen edhe nga djegiet kur konsumoni ushqim ose pije të nxehta. Shpesh shfaqen edhe kur dëmtojmë mukozën e gojës me ndonjë pickim ose larje të pakujdesshme të dhëmbëve.
Si të shpëtojmë nga aftet?
Vizita te mjeku për shkak të aftës nuk është e nevojshme (përveç te rastet e rënda). Megjithatë, rekomandohet përdorimi i acidit hialuronik, i cili ka një efekt anti-inflamator, zvogëlon dhimbjen dhe parehatinë dhe në këtë mënyrë ndihmon në zbutjen e problemeve me aftet.
Zakonisht, dhimbja dhe parehatia për shkak të ulçerës në gojë qetësohen vetë në vetëm disa ditë dhe aftet zhduken më pas për rreth dy javë.

Produkte Gengigel
Shfletoni gamën e gjerë të produkteve dhe zgjidhni Gengigel-in tuaj.
I padëmshëm
nëse gëlltitet
Produkt
vegan
Pa
sheqer
Pa
laktozë
Pa
gluten
Pa
OMGJ
Vlerësimet e përdoruesve
“Që nga momenti kur kam vendosur protezat, Gengigel Gel ka qenë gjithmonë në çantën time, sepse shpesh kam probleme me mishrat e dhëmbëve të inflamuar dhe të lënduar, si dhe një numër të madh të plagëve të vogla në gojë. Gengigel më ndihmon vërtet, kështu që nuk mund ta imagjinoj më jetën time pa të.”
Kaja , 31 vjeç
“Menjëherë pas operacionit në zgavrën e gojës, filluam të përdorim Gengigel First Aid për djalin tonë 11-vjeçar. Gengigel ndihmoi që plaga të shërohej dukshëm më shpejt, nuk pati inflamacion dhe dhimbja u qetësua shpejt. Shija i pëlqeu shumë edhe djalit tim.”
Mateja , 44 vjeç
“Prej disa kohësh jam përballur me probleme të tilla si mishrat e fryrë dhe xhepat periodontal. Me rekomandimin e stomatologut fillova të përdor rregullisht produktet Gengigel të cilat më ndihmojnë shumë në lehtësimin e simptomave të lartëcekura. Unë rekomandoj patjetër të gjitha produktet!”
Anja , 26 vjeç
“Gengigel lehtëson irritimin dhe dhimbjen e djegies për shkak të vendosjes së protezave të reja, si dhe shëron plagët në mishrat e dhëmbëve dhe në brendësi të faqeve. Nëse do të zgjidhja përsëri, do të përdorja Gengigel që nga dita e parë dhe jo vetëm në momentin që shfaqen problemet.”
Ursha , 31 vjeç
“Ne kemi gjithmonë Gengigel në barnatoren tonë shtëpiake, sepse ju kur nuk e dini se kur dhimbja duhet të qetësohet shpejt, për shkak të mishit të dhëmbëve të inflamuar. Dikush mundet vërtet të mbështetet te Gengigel Gel.”
Gregor , 38 vjeç
“Unë kam përdorur Gengigel për shumë vite për inflamacionin e mishrave të dhëmbëve dhe pas procedurave dentare. Kohët e fundit gjithashtu më ndihmoi të shpëtoj nga aftet shpejt dhe në mënyrë të shkëlqyer.”
Mojca , 59 vjeç

